Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtarë amerikanë dhe shqiptarë diskutojnë për sigurinë kibernetike

NULL NULL
09.11.2022 21:24

Ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale, Nathaniel Fick, u takua me zv. Kryeministren e Shqipërisë, Belinda Balluku, dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.

Tema e diskutimit ishte siguria kibernetike. Pjesë e takimit ishte dhe Koordinatori i Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike, raporton Euronews Albania, transmeton KlanKosova.tv.

“SHBA-ja është e përkushtuar për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike”, thuhej në postimin e ambasadës amerikane në Twitter.

Sulmi i parë kibernetik në Shqipëri ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore dhe shërbimet online, ndërsa më 10 shtator u sulmua sistemi TIMS.

lajme të ngjashme