Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada amerikane del me një apel

NULL NULL
22.05.2025 15:45

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka njoftuar se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët që të ndajnë me zyrën e DEA informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë nga kjo veprimtari e paligjshme.

Ambasada amerikane thekson gjithashtu se DEA ka vënë në dispozicion kontaktet në aplikacionin WhatsApp dhe email, ku qytetarët mund të përcjellin të dhënat që disponojnë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA, shkruan Balkanweb.com, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

lajme të ngjashme