Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zymberi i Dritës plot emocione para ndeshjes: Është bërë sakrificë e madhe (VIDEO)

NULL NULL
31.03.2026 18:02

Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda e cila po qëndron në Gjilan, ka intervistuar  Drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi, i cili u shpreh i emocionuar para ndeshjes Kosovë-Turqi.

Ai është shprehur se për këtë moment të po përjetohet sot, është bërë sakrificë e madhe, përcjell Klankosova.tv.

“Sot është një emocion i veçantë. Një moment i cili është pritur nga shumë njerëz. Është një ditë e mbushur me shumë emocione, ky moment shijohet nga ne, por ka njerëz që kanë bërë shumë sakrificë të madhe”.

“Në krejt këto moment që po i përjetojmë, dëshirojmë shumë që në fund t’i gëzoheni edhe rezultatit dhe të kualifikohemi në Kampionatin Botëror”, tha ai.

lajme të ngjashme