Zyka tregon shkakun për aksidentin mes trenave në Greqi: Për një buton që s’u shtyp (VIDEO) NULL NULL 01.03.2023 18:02 01.03.2023 18:02 Kryetari i komunitetit shqiptar të Selanikut, Luan Zyka, ka treguar shkakun që mund ta ketë shkaktuar aksidentin në mes të dy trenave në Greqi, ku humbën jetën 42 persona. Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se sipas burimeve nga policia, drejtori i stacionit të trenit në Larisa nuk e ka shtypur një buton dhe si pasojë ka ndodhur aksidenti. “Gabimi i drejtorit të stacionit të Larisas është që nuk shtypi butonin dhe nuk paralajmëroi për gabimin e bërë në mënyrë që trenat ta ngadalësojnë shpejtësinë”. Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025