Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zvicra ashpërson masat kundër valës së dytë të COVID-19

NULL NULL
18.10.2020 16:29

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar masa më të rrepta për ta parandaluar valën e dytë të COVID-19 që po e godet vendin.

Ndër të tjera, këto masa përfshijnë edhe bërjen obligative të mbajtjes së maskës si dhe ndalimin e tubimeve në shkallë të gjerë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Grumbullimet me më shumë se 15 persona në vende publike do të ndalohen nga e hëna dhe maskat duhet të mbahen në të gjitha vendet e mbyllura publike.

Detyrimi për të mbajtur maskë vlen edhe në dyqane, banka, kisha dhe kinema, ka bërë të ditur qeveria zvicerane.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme