Zvicerani dhuron një miliard dollarë për ta shpëtuar planetin NULL NULL 30.07.2019 21:30 30.07.2019 21:30 Miliarderi dhe filantropi zviceran, Hansjord Wyss, do t’i dhurojë një miliard dollarë nga pasuria e tij për ruajtjen e tokës dhe oqeaneve të planetit, si dhe ta zgjerojë disponueshmërinë e ajrit të pastër dhe ujit të pijshëm sipas Business Insider. Kohë më parë, ai e shkroi një editorial në The New York Times ku njoftoi për këtë veprim të tij. Wyss thotë që toka dhe ujërat ruhen më së miri kur bëhen parqe publike kombëtare, rezerva detare apo strehë të kafshëve të egra. Wyss synon që ta shpëtojë 30 përqind të tokës deri në vitin 2030, dhe fushata e tij do t’iu shërbejë përpjekjeve lokale për t’i menaxhuar më mirë parqet dhe zonat e mbrojtura. Ai po ashtu do t’i sponzorojë hulumtimet në Universitetin e Bern-it, në mënyrë që shkencëtarët t’i përcaktojnë metodat më efikase dhe të realizueshme të konservimit. Sipas hulumtuesve nga Universiteti Brown, speciet e kafshëve dhe bimëve po zhduken njëmijë herë më shpejtë se sa në kohën kur nuk kishte aktivitet njerëzor. Ndërkaq, disa shkencëtarë të tjerë thonë që së paku 50% e tokës duhet të ruhet në mënyrë që të shmanget humbja e shumicës së kafshëve dhe bimëve. E deri tash, vetëm 15 përqind e tokës së planetit tonë dhe 7% e ujit të tij janë duke u mbrojtur në gjendjen e tyre natyrore.