Zvicër: Motra vret vëllaun më pas edhe veten NULL NULL 16.09.2021 18:09 16.09.2021 18:09 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër. 26 vjeçarja Eliza Z, e ka plagosur për vdekje vëllaun e saj Giuseppe Z, 25 vjeçar dhe më pas ka bërë edhe vetëvrasje. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Frick që ndodhet në kantonin e Aargaut. Trupat e pajetë të dy viktimave janë gjetur brenda një banese. Kjo u bë e ditur nga Prokuroria e Kantonit të Aargaut, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv. Prokuroria njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet se mund të jetë edhe arma e krimit. Siç raporton kjo gazetë organi i akuzës po i zhvillon tutje hetimet derisa ka përjashtuar mundësinë që në rast të jetë i përfshirë edhe pala e tretë. Akoma nuk dihen shkaqet që ka çuar deri tek kjo tragjedi. Policia kishte pranuar një telefonatë urgjente në mëngjesin e së martës rreth orës 5. Ekipet emergjente kishin shkuar në vendin e ngjarjes por që ishin larguar më pas. Hyrja e banesës ku dyshohet se ka ndodhur krimi ishte e bllokuar nga policia. Fqinjët ishin shumë të shqetësuar. Prindërit e viktimave të cilët kishin jetuar me ata, janë strehuar tek të afërmit dhe po mbikëqyren nga një ekip kujdesi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025