Zveçan: Konfiskohet armë gjatë kontrollit policor në një shtëpi NULL NULL 12.03.2025 09:37 12.03.2025 09:37 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe katër fishekë të armës së shkurtër gjatë një kontrolli në një shtëpi në fshatin Rudinë të Zveçanit. Lidhur me rastin, i dyshuari, është intervistuar, thuhet në raportin e policisë. Ndërsa më pas është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar./Klankosova.tv.