Zveçan: Gjenden tri armë të fshehura në një gyp në pyll (VIDEO) NULL NULL 02.09.2025 18:37 02.09.2025 18:37 Janë gjetur tri armë të fshehura në një gyp në një pyll në fshatin Junake të komunës së Zveçanit. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se nuk ka të arrestuar. “Në fshatin Junake, Komuna Zveçan rreth orës 15.00 Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë, një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat”. “Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv