Zveçan: Dëgjohen të shtëna me armë zjarri gjatë aksionit të policisë dhe doganës NULL NULL 23.05.2022 16:00 23.05.2022 16:00 Policia sot e ka asistuar Doganën gjatë një aksioni në fshatin Rudinë të Zveçanit. Gjatë aksionit ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti. Hoti tha se nuk ka të lënduar nga ky rast. Ai theksoi se nuk dihet nëse cak ishin policia dhe dogana. “Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes”- tha Hoti. “Ajo zonë është malore dhe nuk e dimë nëse cak kanë qenë policia”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë