Zvarritet zgjedhja e kryepolicit (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 08.11.2022 20:31 nga Qendresa Sinani 08.11.2022 20:31 Policia e Kosovës ka mbetur pa drejtues tash e tre muaj. Që prej dorëheqjes së Samedin Mehmetit nga kjo pozitë në gusht, vendin e tij nuk e zuri kurrkush. Ndonëse konkursi u mbyll para më shumë se një muaji emërimi i shefit të policisë nuk u bë ende. E zvarritja e procesit po thuhet se është e dëmshme për vendin, sidomos në situatën e tensionuar nëpër të cilën po kalon Kosova pas dorëheqjes së pjesëtarëve serbë nga ky institucion. Vendin e të parit të këtij institucioni po e synojnë pesë persona, ndër ta edhe një serbe, shefe e administratës në rajonin e Mitrovicës.