Zumberi shkon aty ku lulëzoi Rashica – te Vitesse NULL NULL 24.06.2025 16:56 24.06.2025 16:56 Përfaqësuesi i Kosovës për U21, Valon Zumberi, është transferuar te klubi holandez, Vitesse. Ai është trasnferuar te Verdh e Zinjtë nga Hamburgu, klub te i cili ishte rritur e formuar nga viti 2010. Qendërmbrojtësi shtatlartë vitin e kaluar ka qenë i huazuar te skuadra tjetër gjermane, Schaffhausen, teksa tani ka ndërruar edhe shtet. Zumberi, ndonëse i lindur e rritur në Gjermani, luan për Dardanët që nga viti 2017. Te Vitesse kishte luajtur dikur ylli i Kosovës, Milot Rashica, nga ku edhe kishte nisur të ngritej në karrierën e tij në Evropë.