Alarm në Kinë: Përmbytet ferma, arratisen rreth 900 gjarpërinj dhe kobra helmuese NULL NULL 08.07.2026 23:47 08.07.2026 23:47 Një situatë kritike po zhvillohet në rajonin Guangxi të Kinës Jugore, ku rreth 900 gjarpërinj, mes të cilëve edhe kobra me helm vdekjeprurës, janë arratisur nga një fermë mbarështimi e dëmtuar rëndë nga përmbytjet, shkruan gazeta shtetërore kineze në gjuhën angleze, “Global Times”. Sipas raporteve të fundit, vërshimi i ujërave ka shkatërruar rrethimin e fermës, duke bërë që zvarranikët të shpërndahen me shpejtësi drejt zonave të banuara, transmeton Klankosova.tv. Situata është rënduar edhe më shumë pasi shumë fshatarë kanë mbetur të bllokuar nga përmbytjet dhe disa prej tyre tashmë janë kafshuar nga gjarpërinjtë. Autoritetet lokale kanë dislokuar me urgjencë ekipet e shpëtimit dhe të emergjencave mjekësore në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve të izoluar dhe për të menaxhuar këtë kërcënim të dyfishtë. Operacionet po vijojnë në kushte mjaft të vështira për shkak të nivelit të lartë të ujit. /Klankosova.tv