Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zuckerberg: Do të luftoj në Facebook për mbrojtjen e myslimanëve

NULL NULL
11.12.2015 14:55

Themeluesi i rrjetit më të madh social “Facebook”,Mark Zuckerberg ka deklaruar se do të bëjë çfarë është e mundur që të mbështes besimtarët e fesë islame në Facebook.

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas sulmeve që ndodhën në Paris javë më parë dhe tash pas deklaratave të kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump, që ka thënë se myslimanëve duhet tu ndalohet hyrja në këtë shtet, transmeton Klan Kosova.

“Dua të ngris zërin në mbështetje të të gjithë myslimanëve që jetojnë me neve por edhe atyre nga gjithë bota. Pas sulmeve ta Parisit dhe urrejtjes në këtë javë, unë vetëm mund të imagjinojë frikën që ata ndjejnë se do të jenë të diskriminuar për dallim nga të tjerët”.
Si hebre, prindërit më kanë mësuar se duhet kundërshtuar çdo sulm që bëhet ndaj çdo komuniteti. Vetëm në rast se sulmi nuk bëhet ndaj jush sot, në kohë sulmet në liri do të jenë të dhimbshme për çdokënd”.
Si drejtues i Facebook në këtë komunitet dua të them se çdoherë jeni të mirëseardhur për të ardhur këtu dhe së bashku të mbrojmë të drejtat tuaja dhe të krijojmë një mjedis të sigurt për ju. Të kesh një fëmijë na jep shumë shpresë, por urrejtja e disave mund ta bëjë të lehtë t’i dorëzohemi cinizmit. Por ne nuk duhet humbur shpresën. Për aq kohë sa kemi qëndruar së bashku dhe duke parë mirësitë në njëri-tjetrin, në mund të ndërtojmë një botë për të gjithë njerëzit”, ka thënë Zuckerberg, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme