ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa për faturat e këtij muaji NULL NULL 26.12.2023 15:43 26.12.2023 15:43 ZRRE. Zyra e Rregullatorit për Energji u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kontaktojnë furnizuesin (KESCO) në qoftë se kanë shqetësim në faturat e tyre. ZRRE-ja në një përgjigje për Klan Kosova, ka thënë që për momentin nuk kanë pranuar ankesa të konsumatorëve për faturimin e këtij muaji. “ZRRE-ja, inkurajon të gjithë konsumatorët që ta kontaktojnë furnizuesin (KESCO), në qoftë se kanë shqetësime apo vërejnë parregullsi ne faturat e tyre. ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Klan Kosovën. “Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa të konsumatorëve për faturimin e këtij muaji”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18/06/2025
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 18/06/2025