ZRrE i jep licencën “Elektroseverit” për katër komunat veriore (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ZRrE i jep licencën “Elektroseverit” për katër komunat veriore (VIDEO)

NULL NULL
24/06/2022

Është aprovuar licenca për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore.

Kjo licencë pesëvjeçare u aprovua në mbledhjen e sotme të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), me pesë vota për dhe asnjë kundër, njofton Klankosova.tv.

Kryesuesi i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu tha ky proces ka qenë i stërzgjatur.

“Territori që mbulon kjo licencë është e konsumatorëve të Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës Veriore, ky proces ka qenë i stërzgjatur. Duhet të ritheksohet se kjo licencë ka të bëjë me furnizimin në katër komunat me çmime të parregulluar, që do të thotë se konsumatorët e këtyre komunave do të furnizohet me çmime të cilat ofrohen nga ky furnizues, por duhet të ritheksohet se tarifat do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Lidhur me “Elektro Sever”, Klan Kosova pati realizuar një kronikë të historikut, në janar të vitit të kaluar, kur bëhej me dije se serbët të komanduar nga Kompania shtetërore e energjisë elektrike “Elektroprivreda Srbija” aplikuan për të marrë licensë për furnizim në veri, por këtë kërkesë autoritetet në Prishtinë e patën refuzuar.  E më pas, në zyrat e Rregullatorit për Energji u dorëzua kërkesë/aplikacioni për marrje të licensës për furnizim  me energji veçse tash me emrin “Elektro Sever D.O.O”, por në atë kohë, bordi i Rregullatorit e kishte të pamundur të marrë vendime, pasi që kishte vetëm dy anëtarë nga pesë sa është e përcaktuar me ligj të jenë. (Ndiqni kronikën e përgatitur nga Besnik Tahiri, rreth “Elektro Sever” me më shumë detaje).