Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zougla: Televizioni grek vendos Australinë në hartën e Kosovës

NULL NULL
09.01.2022 22:44

Televizioni publik i Greqisë EPT e ka bërë një gafë gjatë transmetimit të ndeshjes së hendbollit në mes të Greqisë dhe Kosovës.

Sipas raportimit të televizionit grek Zougla.gr gjatë prezantimit të flamujve të të dyja shteteve në flamurin e Kosovës është vendosur harta e Australisë.

Zougla.gr thekson se gabimi ishte parë në ndërkohë dhe ishte rregulluar gjatë ndeshjes, njofton Klan Kosova.

Kosova e ka humbur edhe ndeshjen e dytë kundër Greqisë me vetëm një gol dallim.

Rezultati përfundimtare i ndeshjes në hendboll në mes “Dardanëve” dhe “Helenëve” ishte 25:26.

Loja ishte e vlefshme për fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

Në takimin e parë në Prishtinë, Kosova u mposht nga Greqia me rezultat të ngushtë 20:21, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme