Zotohet kryeministri britanik: Mbretëria e Bashkuar nuk heqë dorë kurrë nga Ukraina NULL NULL 16.01.2025 16:55 16.01.2025 16:55 Zotohet kryeministri britanik: Mbretëria e Bashkuar nuk heqë dorë kurrë nga Ukraina Sir Keir Starmer është zotuar se do ta vendosë Ukrainën në “pozitën më të fortë të mundshme” këtë vit, teksa ai bëri udhëtimin e tij të parë në Kiev si kryeministër. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “nuk do të heqë dorë kurrë” nga dhënia e mbështetjes së nevojshme për Ukrainën në nënshkrimin e asaj që Downing Street thotë se është një pakt 100-vjeçar partneriteti historik me Ukrainën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Sot është një ditë vërtet historike, marrëdhënia jonë është më e ngushtë se kurrë,” u tha gazetarëve presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Marrëveshja zyrtarizon mbështetjen ekonomike dhe ushtarake të premtuar tashmë për vendin. Zelensky është i prirur të forcojë garancitë e sigurisë nga aleatët kryesorë, i kujdesshëm se administrata e re amerikane e Donald Trump mund të fillojë të shtyjë Ukrainën për të bërë paqe me Rusinë.