Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zotimi i Blinkenit: Ballkani s’do të lejohet të kthehet prapa (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 29.11.2023 20:17

Garanci të forta për Kosovën e Ballkanin Perëndimor, përcolli të mërkurën Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken.

Pas takimit dy ditor të ministrave të punëve të jashtme të 31 vendeve anëtare të NATO-s, që u mbajt në Bruksel, shefi i diplomacisë amerikane, thotë se Aleanca Veri-Atlantike për një kohë të gjatë ka qenë dhe do vazhdojë të jetë shtyllë e sigurisë për rajonin ballkanas. U ndal sidomos te situata në një pjesë të Kosovës, që sipas tij nuk do lejohet të përkeqësohet.

Top-diplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, potencoi se shteti i tij dhe e gjithë NATO-ja duan që rajoni me gjashtë shtete të ec përpara e jo të kthehet në të kaluarën.

E sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sërish u deklarua për situatën në Kosovë.

Theksoi se pas tensioneve të krijuara, siç janë trazirat e 29 majit në Zveçan dhe sulmi i armatosur në Banjskë më 24 shtator, 1 mijë ushtarë iu shtuan misionit paqeruajtës, KFOR. Ai thirri ato që i quan “të gjitha palët të punojnë në de-eskalim e të përmbahen nga veprimet e retorika që rrisin tensionet”.

 

 

lajme të ngjashme