Zotimet e Ismet Munishit te FC Ferizaj NULL NULL nga Emanuell Syla 13.06.2023 20:37 nga Emanuell Syla 13.06.2023 20:37 Me tu futur brenda në ambientet e FC Ferizaj, u prit miqësisht nga udhëheqësit dhe gjithë stafi i klubit, ndërsa pritjen e ngrohtë, Ismet Munishi ua shpërbleu duke qitur në qafë shallin e klubit. Kontrata me Ferizajn është nënshkruar për dy vite, ndërsa veç fitimit të Ligës së Parë dhe kthimit në Superligë, është një qëllim tjetër madhor, Evropa përmes Kupës së Kosovës. Të martën pasdite Ferizaj prezantoi edhe drejtorin e klubit, Arsim Abazin. Kryetari i klubit, Lulzim Abazi u zotua se pagat e futbollistëve do të mbeten siç ishin në Superligë.