Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zoti ma dha edhe një jetë”

NULL NULL
03.01.2016 16:29
Edis Kuraja: Sa do që e kisha një fizikus të fortë, ky është një segment shumë i vogël që t’i përballojë plagët. Unë nuk jam njeri i çeliktë dhe i pa vdekshëm, goditja nuk ka qenë në pjesën ku do të shkaktonte vdekjen time, por zoti më dha edhe një jetë. Zoti deshi që unë të jem ende pjesë e kësaj shoqërie dhe jam i lumtur për ketë gjithmonë duke e falënderuar atë.

Në natën e 4 qershorit, Edis Kuraja kishte dalë për t’u argëtuar me miq.

Por, rreth orës 00:20, ish-basketbollisti u aksidentua nga një veturë në afërsi të objektit të “Rilindjes” së dikurshme, në Prishtinë.

U dërgua me shpejtësi në QKUK ku qëndroi dy ditë, por gjendja iu komplikua dhe mjekët identifikuan gjakderdhje të brendshme.

Ky aksident i shkaktoi lëndime të rënda trupore, përfshirë thyerjen e këmbës dhe ndrydhjet në shpinë e legen.

Në gjendje kome, Kuraja u transferua për trajtim të mëtutjeshëm nga QKUK në Shkup.

Pas gjithë këtyre përjetimeve, Klan Kosova ka realizuar një intervistë me ish-basketbollistin për të kuptuar gjendjen e tij të tanishme dhe si ndodhi gjithçka.

 

Klan Kosova: Si ndodhi aksidenti?

Edis Kuraja: Isha duke e kaluar rrugën afër ish objektit të “Rilindjes” kur u godita nga një veturë e cila erdhi në drejtimin tim me shpejtësi të madhe. Nuk pata mundësi t’i ikja…

Klan Kosova: Me siguri është dashur të kaloni nëpër periudha të vështira?

Edis Kuraja: Pas natës kritike, e cila ishte jashtëzakonisht e rëndë, kam filluar të rikuperohem dhe ta marr veten.

Pata shumë operime sipas një protokolli të mjekëve të cilit është dashur t’i përmbahem për rehabilitimin tim.

Klan Kosova: Cila është gjendja juaj sot?

Edis Kuraja: Sipas raportit mjekësor të spitalit Sistina në Shkup, unë kisha lëndime të rënda trupore.

Për shkak të gjakderdhjes së brendshme është dashur të operohem në abdomen, pastaj në pjesën e legenit, e cila është e fiksuar me hekur.

Kisha thyerje të katër brinjëve dhe të këmbës së majtë, dhe po ashtu kam probleme me të dëgjuarit në veshin e majtë.

Por, gjendja ime është duke ecur mirë dhe gradualisht jam duke e marrë veten.

12226863_195808047422207_1548426256_n

KlanKosova: A ndjehesh sikur zoti të dha një mundësi të dytë për të jetuar, si e sheh jetën tani?

Edis Kuraja: “Sa do që e kisha një fizikus të fortë, ky është një segment shumë i vogël që t’i përballojë plagët. Unë nuk jam njeri i çeliktë dhe i pa vdekshëm, goditja nuk ka qenë në pjesën ku do të shkaktonte vdekjen time, por zoti më dha edhe një jetë. Zoti deshi që unë të jem ende pjesë e kësaj shoqërie dhe jam i lumtur për ketë, gjithmonë duke e falënderuar atë”.

12208161_195808040755541_326078397_n

KlanKosova: Të ka mbetur ndonjë pasojë nga kjo goditje?

Edis Kuraja: “Edhe nëse si fizik dukem në rregull pasojat janë të pashmangshme. Pas gjendjes së komes që isha dhe pas gjithë atyre operimeve janë të pashmangshme pasojat, ato janë prezente. Tani më shumë po merrem me veten për t’u rikuperuar, për të qenë i njëjti i cili isha para aksidentit”.

KlanKosova: Kanë qarkulluar fjalë për neglizhencën e mjekëve të QKUK-së, a ishte kjo pasojë e rënies në komë?

Edis Kuraja: “Për mjekët e QKUK-së janë organet kompetente që merren me këtë gjë, sa kam informata kanë filluar hetimet ndaj disa personave dhe nëse ekziston dyshimi i bazuar ateherë do të ngris aktakuzë”.

KlanKosova: Pas aksidentit ku do ta shohim Edisin?

Edis Kuraja: “Përveç rehabilitimit që jam duke e bërë, mendoj t’i kthehem jetës normale që e kisha më parë. Dhe në fund dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët dhe shokët që kanë shprehur brengosje, vuajte dhe që janë lutur për shëndetin dhe jetën time. Posaqërisht për ata që më dhuruan gjak dhe që kanë marrë pjesë në organizimin e dërgimit për mjekim në spitalin Sistina”.

12226590_195808034088875_1102934448_n

klankosova.tv

lajme të ngjashme