Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zorc: Januzaj nuk do të kthehet

NULL NULL
13.11.2015 09:13

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të hershëm në Manchester United, të futbollistit Adnan Januzaj.

Januzaj i është bashkuar Dortmundit në formë të huazimit për një sezonë, gjersa është duke luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë në Bundesliga.

Dortmund ka qenë në formë shumë të mirë, sidomos faza e tyre sulmuese me Reus, Mkhitaryan, Aubameyang, Castro dhe Kagawa të cilët kanë shënuar 57 nga 71 golat e klubit.

“Tash për tash, kjo nuk është çështja që duhet të diskutohet”.

“Ne kemi luajtur këtë sezonë në mënyrë të jashtëzakonshme, të gjithë kanë bërë punë të mirë. Nuk ka arsye për t’i lënë ata në bankën rezervë”, ka thënë Zorc duke u lidhur te Januzaj.

Ndërsa Zorc e ka përshkruar Januzajn si lojtar jashtëzakonisht të talentuar, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.