Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zonjushat” filluan xhirimet

NULL NULL
11.07.2015 20:30

Këto dite në kryeqytet po xhirohet filmi “Zonjushat“, i zhanrit krim komedi, në të cilin po marrin pjesë aktorët: Besart Sllamniku, Armend Baloku, Ylber Bardhi, Nëntor Fetiu, Dukagjin Podrimaj dhe Besnik Krapi.

Edhe pse emri i filmit në titull duket femëror, në të nuk po merr pjesë në asnjë rol kryesor ndonjë femër, përveç aktoreve statike, transmeton Klan Kosova.

Rreth këtij fakti, regjisori Genc Berisha ka sqaruar: “Nuk është se nuk e kemi dashur gjininë e kundërt, por skenari është i tillë. Role të gjinisë femërore ka, por jo në ato kyqe”.

I gjithë projekti po bëhet me buxhet vetanak dhe me punë vullnetare të ekipit, ndërsa për publikun pritet të jetë gati në vitin e ardhshëm.

lajme të ngjashme