“Zonja e Vjetër” i dëshiron fat Edon Zhegrovës në përballjen me Sllovakinë NULL NULL 26.03.2026 16:19 26.03.2026 16:19 Juventus i ka uruar fat futbollistit të saj Edon Zhegrova, i cili sonte do të luajë me kombëtaren e Kosovës kundër Sllovakisë, në gjysmëfinalen e playoff-it e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. “Paç fat Edon”, shkruan “Zonja e Vjetër” në platformën X, në edicionin e gjuhës angleze, raporton Klankosova.tv. Urim, Juve ka bërë për “luanin e Kosovës” edhe në faqen e saj zyrtare në X në gjuhën italiane, duke e konsideruar ndeshjen kundër Sllovakisë si “jetë a vdekje” për të siguruar një biletë për Botëror. Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në Bratisllavë. Në rast të fitores, “Dardanët” do të luajnë në finalen e madhe më 31 mars kundër fituesit të ndeshjes Turqi/Rumani. /Klankosova.tv Good luck, Edon! 💪 Kosovo travel to face Slovakia this evening in their 2026 World Cup Qualification semi-final 🇸🇰🆚🇽🇰 pic.twitter.com/E9CluJnueW — JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 26, 2026 Edon 🔥 Zhegrova e il Kosovo sfidano in serata la Slovacchia nel primo match da dentro o fuori per andare a caccia di un pass per i Mondiali di giugno 🇸🇰🆚🇽🇰 pic.twitter.com/ApW3agzuno — JuventusFC (@juventusfc) March 26, 2026