“Zonja e Vjetër” e fortë për Milanin, e mposht në derbi NULL NULL 18.01.2025 19:59 18.01.2025 19:59 Juventusi e ka fituar derbin përballë Milanit me rezultat 2-0. Pjesa e parë u dominua nga kuqezinjtë, ku më rastin më të mirë e pati Rafael Leao, i cili nga brenda zonës nuk arriti të shënonte. Në 45-minutëshin e parë asnjëra skuadër nuk arriti që ta tundte portën kundërshtare, ndërsa goli erdhi pas një ore lojë. Mbangula arriti që të realizonte në minutën e 59-të të takimit, ku shfrytëzoi asistimin e Gonzalezit për t’ia dhënë epërsinë e parë Juventusit. Ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Weah e dyfishoi epërsinë për “Zonjën e Vjetër”, e që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit. Me këtë rezultat, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në tabelë, duke e shënuar fitoren e parë pas tri ndeshjeve rresht, teksa Milani pozicionohet katër vende më poshtë me 31 pikë.