Zjarri përfshin sipërfaqet e mbjella me ullinj në Patos të Fierit (VIDEO) NULL NULL 21.09.2022 17:40 21.09.2022 17:40 Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj në Patos të Fierit. Mësohet se në vendin e quajtur Ofiçina e Vjetër ku ka rënë zjarri, përreth ka banesa dhe puse nafte. Zjarri i cili ndihmohet nga era e fortë , deri më tani ka djegur disa rrënjë ulliri si dhe sipërfaqe me shkurre. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit e Patosit të cilët janë në luftë me flakët./Top Channel/