Zjarri në objektin e gjykatës në Kaçanik, Hoxha: U dëmtuan disa lëndë (VIDEO) NULL NULL 13.03.2024 20:17 13.03.2024 20:17 Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizajt, Genta Hoxha, në Info Magazine në Klan Kosova, foto: Klan Kosova Një pjesë e objektit të Gjykatës Themelore të Ferizajt- dega në Kaçanik u përfshi nga zjarri gjatë ditës së sotme. Zëdhënësja e kësaj gjykate Genta Hoxha, tha për Klan Kosova se janë dëmtuar disa lëndë. “Gjykata e ka themeluar komisionin për vlerësimin e dëmit, dhe posa ata ta kryejnë punën do të dalin me një vlerësim”, tha Hoxha. Ajo tha se “secila lëndë është e regjistruar në sistemin elektronik SMIL”. “Secila lëndë e cila është djegur do të rikuperohet”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Ferizaj, Genta Hoxha/ Klankosova.tv