Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarri në Nerodime të Ferizajt – ende nuk dihet shkaku (VIDEO)

NULL NULL
11.03.2025 08:33

Në orët e vona të mbrëmjes, një zjarr i madh ka përfshirë malet e fshatit Nerodime të Komunës së Ferizajt.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve përgjegjëse, pra të policisë dhe zjarrfikësve, të cilët për një periudhë relativisht të shpejtë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, derisa tani gjendja e përhapjes së zjarrit nuk është më rrezik, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë thirrje që të shmangin ndezjen e zjarreve, pasi brenda një periudhe të shkurtër janë raportuar për zjarre të shumta në disa komuna të Kosovës, të cilët bëjnë thirrje që personat që shkaktojnë këtë gjë, do ndiqen penalisht.

Shkaqet e zjarrit në Nerodime të Ferizajt, ende nuk janë bërë të ditura.

Për detaje shtesë, ka folur edhe gazetarja korrespodente, Qliresa Hasani, në emisionin “Ora Shtatë në Klan Kosova.

Dëgjojeni në linkun e videos së mëposhtme:

lajme të ngjashme