Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarri në hotelin në Obiliq, Policia thotë se nuk ka të lënduar

NULL NULL
01.11.2025 14:46

Nuk ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Derisa, mediat në Kosovë kanë raportuar se objekti në fjalë është pronë e deputetit të VV-së, Halil Thaçit, i njëjti kandidon për të parin e Obiliqit.

Raportohet se është përfshirë nga zjarri hoteli i deputetit të VV-së, Halil Thaçi

lajme të ngjashme