Zjarret në Greqi, ndërprehet puna në një pikë kufitare me Maqedoninë e Veriut NULL NULL 17.07.2024 18:35 17.07.2024 18:35 Zjarret ne Greqi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se për shkak të zjarrit i cili shpërtheu në pjesën greke të kufirit, për momentin është ndërprerë puna në pikë kalimin kufitar “Bogorodicë”. “Po ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij përsëri do të mundësohet kalimi përmes këtij pikë kalimi kufitar”. “Apelojmë te qytetarët të mos drejtohen në këtë pikë kalim derisa nuk të publikohet se zjarri është shuar dhe trafiku është normalizuar”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv