Arrestimi i turkut për krime lufte, organet e rendit kërkojnë që këto raste të adresohen te ta NULL NULL 24.07.2026 17:40 24.07.2026 17:40 Foto ilustruese / Klankosova.tv Policia e Kosovës ka bërë thirrje qytetarëve që denoncimet e rasteve për krime të lufte të adresohen në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, pas deklarimeve të Esat Shalës në emisionin e djeshëm të Kosova Today në Klan Kosova mbi të dyshuarin për krime lufte në Masakrën e Krushës që çoi në arrestimin e Shahin Bushit në Prizren. Shahin Bushi, i dyshuar për krime të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinën e Prizrenit u arrestua sot nga Policia e Kosovës, kurse u denoncua publikisht të enjten nga Esat Shala në emisionin Kosova Today në Klan Kosova. Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës thotë se ky organ është organi i vetëm kompetent për pranimin, verifikimin, hetimin penal dhe procedimin e të gjitha informacioneve, kallëzimeve dhe rasteve penale që ndërlidhen me krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, transmeton klankosova.tv. “Në kuadër të mandatit të saj, drejtoria trajton të gjitha informacionet relevante, pavarësisht burimit të tyre, përfshirë informacionet e siguruara nga qytetarët, institucionet, organizatat, partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe ato të identifikuara nga burime të hapura dhe publike, duke vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatë. Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte në Masakrën e Krushës Tutje, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës inkurajojnë të gjithë qytetarët, dëshmitarët, viktimat, familjarët e tyre, si dhe çdo subjekt tjetër që posedon informacione me rëndësi për hetimin e krimeve të luftës, që t’i adresojnë ato në këto institucione, duke garantuar integritet të hetimit, trajtim profesional, konfidencial dhe në përputhje me standardet ligjore. “Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës inkurajojnë të gjithë qytetarët, dëshmitarët, viktimat, familjarët e tyre, si dhe çdo subjekt tjetër që posedon informacione me rëndësi për hetimin e krimeve të luftës, që t’i adresojnë ato në këto institucione, duke garantuar integritet të hetimit, trajtim profesional, konfidencial dhe në përputhje me standardet ligjore”.