‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, sonte një Prime që do të shkundë banorët dhe publikun LIVE! NULL NULL 10.01.2025 17:04 10.01.2025 17:04 Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi spektakli LIVE më i ndjekur në vend dhe jo vetëm, Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit anëmbanë. Kjo javë e mbushur me dinamika, debate të forta e dramatike, sidomos pas eliminimit të ish-banorit Gjestit, të gjitha këto priten që të diskutohen në Prime. Një e vërtetë do t’i ‘godas’ befas banorët, ku “Vëllai i Madh” ka vendosur që tua kumtojë lajmin që Gjesti është bërë pjesë e BBVA4. E surpriza e vërtetë që do ta mbaj publikun dhe banorët nën ankth është televotimi që do të hapet brenda spektaklit për të çuar njërin nga banorët direkt në finalen e madhe të 24 Janarit. Sonte, rrëfim të jashtëzakonshëm e tejet emocionues na pret nga njëra prej banoreve, e cila ka zbuluar linjën e jetës, transmeton klankosova.tv. E natyrisht, njëri nga të nominuarit sonte lë përfundimit rrugëtimin për tu bërë pjesë e finales së BBVK3. Kush do të triumfojë e kush do të ndjejë presionin e spektaklit? Të gjitha këto mund ti ndiqni LIVE në kanalin e Big Brother VIP Kosova në Youtube. Mos e humbisni, sepse “zjarri” është gati të ndezë ekranet tuaja! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.