Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë NULL NULL 20.02.2024 11:14 20.02.2024 11:14 Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë Një zjarr ka shpërthyer në një objekt banesor në lagjen Pejton në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti”. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se nuk u raportua për ndonjë person të lënduar. “Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin”, tha Ahmeti. Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025