Zjarr në një banesë në Shkozë, banorët u evakuuan (VIDEO) NULL NULL 06.04.2025 12:11 06.04.2025 12:11 Foto ilustruese e zjarrit. Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozë. Ngjarja ka ndodhur në një prej banesave sociale atje. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje u angazhuan tre stacione të zjarrfikësve. Po ashtu, policia ka bërë evakuuimin e banorëve dhe së bashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit, shkruan Abcnews transmeton Klankosova.tv.