Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Haradinaj i qëndroi prapa Gjinit me gjithë kapacitetin e tij (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2026 07:33

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, nuk e ka fshehur dot entuziazmin pas suksesit të Aleancës në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit në të cilat kjo parti shënoi rritje të konsiderueshme.

Tahiri u shpreh krenar që Ramush Haradinaj lëre që lëshoi udhë për Ardian Gjinin në krye të partisë, por e mbështeti me krejt kapacitetet e tij.

“Na e kemi pasë një fushatë bukur dinamike edhe në dy javët e fundit e i kemi ba ndryshimet radikale”, tha Tahiri mbrëmë në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Është e vetmja parti demokratike që ka ndryshu lidershipi, pra z. Haradinaj i dha mbështetje të plotë tani kryetarit Gjini, dhe nuk është lehtë me ndodh kjo punë. Themeluesi, kryetari, kandidati, dy herë kryeministër ishte, me ndodh edhe me i nejtë prapa me gjithë kapacitetin e vet”.

“Edhe jam shumë krenar nashta për dy mijë vota s’e kena marrë mandatin e tetë, që ne e patëm mandatin e tetë, mirëpo na u mor kur erdhën votat e diasporës”.

“Aleanca ka tregu, nën një: stabilitet, nën dy: seriozitet, nën tre: unitet, edhe nën katër: platformë”.

lajme të ngjashme