Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë NULL NULL 27.06.2026 09:01 27.06.2026 09:01 Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është gjetur nga familjarët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 26.06.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”.