Zjarr në një banesë në Pejë, katër qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore NULL NULL 24.10.2023 20:36 24.10.2023 20:36 Zjarr, fotoilustrimi Një zjarr ka shpërthyer brenda një banese në lagjen Puhovci në Pejë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi. Gashi tha se banesa është pothuajse tërësisht e djegur. Ai shtoi se katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkaku i tymit. “Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe zjarrfikësit”, tha Gashi. Ai theksoi se në vendin e ngjarjes është edhe eksperti i zjarrit i cili po e heton zjarrin. Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i këtij rasti.