Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person NULL NULL 11.07.2026 17:00 11.07.2026 17:00 Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv. Për pasojë, mësohet se ka humbur jetën një 72-vjeçar i identifikuar U.H. Për arsye sigurie zjarrfikësit po evakuuojnë nga banesat të gjithë banorët deri në vendosjen e situatës nën kontroll.