Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarr në Akërni, nis ndërhyrja me helikopterë nga Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

NULL NULL
25.08.2025 18:40

Në Akërni të Shqipërisë ka shpërthyer një zjarr i madh, ku tashmë ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri për fikjen e flakëve.

Sipas Euronews Albania, aktualisht janë angazhuar dy helikopterë nga Shqipëria dhe dy të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mjetet ajrore po kryejnë hedhje të vazhdueshme të ujit mbi vatrat aktive, duke asistuar forcat zjarrfikëse në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të erës së fortë, e cila po ndihmon përhapjen e zjarrit dhe vështirëson ndërhyrjen.

lajme të ngjashme