Zjarr i madh në Zabërgjë të Klinës, digjen tre bagëti NULL NULL 16.07.2024 20:28 16.07.2024 20:28 Dy stalla janë kapluar nga një zjarr i madh në fshatin Zabërgjë të Klinës. Si pasojë janë djegur edhe tre bagëti që ishin brenda stallës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi. Gashi tha se dëmet janë të konsiderueshme, por se vlera ende nuk dihet. “Janë djegur mjete bujqësore, mjete të punës, ushqim i bagëtive. Vlera nuk dihet. Fatmirësisht njerëzit nuk janë prekur në këtë rast”, tha Gashi. “Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrfikësit, eksperti i zjarreve dhe tani po hetohet rasti. Nuk dihet ende se çka e ka shkaktuar zjarrin”, theksoi ai. Gjatë ditës së sotme në këtë fshat të Klinës, një zjarr i madh ka shpërthyer në një fushë ku si pasojë janë prekur edhe këto dy stalla.