Zjarr i madh në tri objekte në Lushnjë, asfiksohet një 12-vjeçare NULL NULL 27.01.2026 07:34 27.01.2026 07:34 Zjarr, foto ilustruese Një 12-vjeçare është asfiksuar pasi një zjarr i madh përfshiu tri banesa mbrëmjen e së hënës në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. Siç raporton Euronews.al, 12-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e parë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv. Paraprakisht, dyshohet se shkëndija elektrike në një nga banesat ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.