Arifi për VV-në: Preokupim e kanë me shku në zgjedhje, jo me gjetë zgjidhje NULL NULL 18.06.2026 23:40 18.06.2026 23:40 Kandidati për deputet nga Aleanca, Avni Arifi, ka thënë se partia e parë sërish po kërkon zgjedhje dhe jo zgjidhje. Ai shtoi se në zgjedhjet e 28 dhjetorit për këtë gjë është dëmtuar LDK-ja, e tani VV-ja është në kërkim të një fajtori të ri. “Është një nismë që në një formë apo tjetër na flet për përgatitje për zgjedhje të reja, jo për një zgjidhje”, ka thënë Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës. Sipas tij, LVV-ja, si partia e parë në këto zgjedhje, është në kërkim të shkuarjes në zgjedhje të reja dhe për këtë ta fajësojë opozitën. “Çka e kanë preokupim është vetëm qysh me shku në zgjedhje me ia lanë fajin opozitës. Njëherë mas 28 shkurtit pagoi LDK-ja sepse (LVV) arriti me e bindë elektoratin që faji është i LDK-së, dhe pagoi LDK-ja me 28 dhjetor”. “Tash, çka shohim ne, e shohim, ka fillu qashtu edhe mundet me e pa një strategji të re të tregimit të fajtorit, jo të zgjidhjes së problemit”, u shpreh Arifi mes tjerash. Ndiqeni deklarimin e tij në Edicionin Special: