Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zjarr i madh në fshatin Zasellë të Mitrovicës së Jugut – përfshihet një pjesë e pyllit (VIDEO)

NULL NULL
26.07.2025 18:10

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në fshatin Zasellë të Mitrovicës së Jugut.

Pamje të siguruara nga Klankosova.tv tregojnë se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit, duke shkaktuar alarm në zonë.

Për të vënë situatën nën kontroll, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë e zjarrfikësve nga Mitrovica, Skenderaj dhe Vushtrria.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe dëmet e sakta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme