Zidane shpërthen ndaj skuadrës pas humbjes së parë në kampionat NULL NULL 17.10.2020 22:56 17.10.2020 22:56 Real Madridi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në La Liga duke u mposhtur nga Cadizi me rezultat minimal 0-1 në shtëpi. Pas kësaj disfate, i zhgënjyer është shprehur trajnerin Zinedine Zidane, i cili ka kritikuar ashpër qëndrimin e skuadrës në fushë. “Ata kishin më shumë ritëm dhe dëshirë. Ne nuk duhet të shtiremi për këtë humbje, ishte lojë e keqe nga ana jonë. Duhet ta urojmë Cadizin. Nuk jemi të lumtur, por kjo mund të ndodh në futboll.”, deklaroi Zidane. “Ne hasëm në vështirësi që nga fillimi i ndeshjes dhe nuk do të isha befasuar sikur të pranonim edhe dy apo tre gola në pjesën e parë. Nuk duhet të kërkojmë falje për këtë. Kjo nuk do të ndikoj në rrugën tonë përpara, ishte natë e keqe, por do ta kalojmë.”, tha në fund tekniku nga Franca. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025