Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zidane… I Realit, i Juventusit, i Futbollit

NULL NULL
05.05.2015 17:31
Zidane është ndoshta lojtari më i madh në histori që ka luajtur kaq shpesh me skuadra të ndryshme kundër njëra tjetrës.

Është prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të futbollit.

Për shumë, më i madhi.

Eleganca, saktësia dhe aftësia për ta kontrolluar topin si rrallëkush i ka siguruar vend Zinedine Zidane-it në kulmin e futbollit botëror.

Francezi që ka fituar gjithçka, ka edhe një veçanti që përmendet saherë flitet për përballjen e futbollistëve me ekipet ku kanë luajtur dikur.

Ai ka luajtur për Juventusin kundër Real Madridit, dhe anasjelltas – për Real Madridin kundër Juventusit.

Përballjen në fanellën e Juventusit Zidane e zhvilloi në vitin 1998, në finale të Champions League. Paraqitja e tij ishte e magjishme, por kjo nuk i ndihmoi Juves ta fitojë ndeshjen.

https://www.youtube.com/watch?v=uB9CB2gcd8A

Ishte malazezi Predrag Mijatoviq ai që me gol në minutën 66 u dha mbretërve “Të Shtatën”.

Tri vite më vonë, Zizu kaloi tek Mbretërit për t’i vënë themelet e ekipit që njihet si “Galacticos”.

Qysh në edicionin pasues ai do të ndeshej me ish-skuadrën e tij. Ndeshja e parë u luajt në “Santiago Bernabeu” dhe përfundoi me fitore të mbretërve 2:1, por prapë me Zidane jashtë listës së realizatorëve.

Në takimin e kthimin në “Delle Alpi”, Zidane do ta shënonte golin e nderit për madrilenët, që u eliminuan pas humbjes 3:1. Kjo ishte hera e fundit që Juventus e prekte finale, apo gjysmëfinalen, deri sivjet.

https://youtu.be/abLKFn3ZyAk?t=375

Zidane luajti edhe dy herë tjera me Juventusin në fanelën mbretërore, për të mos shënuar asnjëherë.

https://www.youtube.com/watch?v=0kjIgXHdMec

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme