Zidane: Benzema lojtar ekipor NULL NULL 05.09.2018 16:54 05.09.2018 16:54 Ish trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folur për periudhën e tij te ky klub ku në veçanti pati fjalë të mira për bashkëkombasin e tij, Karim Benzema. ”Karim ishte i rëndësishëm për balancing e ekipit në aspektin se si donte ai që ekipi të sulmonte”, është shprehur francezi. Ai foli edhe për tre titujt e Ligës së Kampionëve që fitoi me Los Blanos si trajner, ku tha se nuk mund ta dallojë njërin nga tjetri. ”I pari dallon sepse ishte i pari për mua si trajner, i dyti ishte simbolik dhe i madh, kurse i treti ishte qershia mbi tortë për tre sezonat e mia në Real Madrid”, ka shtuar 46 vjeçari. Francezi u largua nga Santiago Bernabeu më 31 maj të këtij viti, vetëm pesë ditë pasi që fitoi Ligën e Kampionëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025