Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhvilluesit e lojërave simulojnë fundosjen e Titanikut (VIDEO)

NULL NULL
22.04.2016 18:08

Zhvilluesit e lojërave kompjuterike kanë  bërë simulimin e vërtetë të fundosjes së  anijes së famshme Titanik  i cili ka zgjatë në 2 orë e 40 minuta.

Ekipi i njerëzve që punojnë në zhvillimin e kësaj loje kompjuterike janë duke bërë përpjekje që në mënyra të ndryshme të tërheqin investitorët, të cilët do të ndihmojnë në realizimin e një loje mjaft ambicioze, në të cilën lojtarët përpiqen për t’i mbijetuar aksidentit më të famshme detare në histori, njofton Klan Kosova.

Loja u shpik për të qenë plotësisht e vërtetë, që do të thotë se të gjitha personazhet që janë do të jenë figura reale historike, ndërsa e gjithë arkitektura e Titanikut do të jetë origjinale sikur ajo e vërteta.

Zhvilluesit thonë se loja kompjuterike do të jete historikisht e saktë në krahasim me filmin e famshëm Cameron me DiCaprio, të paktën sa i përket ngjarjeve në anije.

lajme të ngjashme