Zhvillohen sot Primaret në PD, 298 kandidatë garojnë në gjithë Shqipërinë NULL NULL 01.03.2025 11:02 01.03.2025 11:02 Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Në garë janë 289 kandidatë të cilët luftojnë për gati 20 vende në listat e mbyllura dhe gjithë pjesa tjetër do të renditen në pjesën e hapur të saj. Gara më e fortë pritet të jetë në qarkun e Tiranës, ku garojnë 80 emra, ndërkohë në qarkun Gjirokastër lufta bëhet për një vend në listë të hapur. Lista e kandidatëve u hartua nga Kryesia e Partisë Demokratike pas propozimeve dhe vetëpropozimeve të zyrtarëve të partisë. Të përjashtuar nga kjo garë janë 13 drejtuesit e qarqeve, kryetari, sekretari i përgjithshëm, kryetari i Këshillit Kombëtar, kryetarja e forumit të gruar dhe kreu i Forumit Rinor. Votimet nisin në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 18:00, ku një anëtar ka të drejtë të votojë vetëm për një kandidat. Qendra votimi janë ngritur në të gjitha degët e vendit në gati 80 të tilla, ku procesi do të monitorohet në çdo qark nga drejtuesi i saj. /A2CNN