Zhvillimet e fundit – temë e takimit mes ambasadorit britanik dhe Avokatit të Popullit NULL NULL 18.06.2025 15:18 18.06.2025 15:18 Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se është takuar me Avokatin e Popullit, Naim Qelajn. Në një postim në Facebook, Hargreaves ka theksuar se ka dëgjuar qëndrimet e Qelajt për zhvillimet e fundit në vend. “Avokati i Popullit luan një rol vendimtar si pjesë e kornizës më të gjerë të institucioneve të pavarura të Kosovës – duke i mbajtur autoritetet përgjegjëse dhe duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve të zakonshëm”. “Një zë thelbësor në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”. “Shumë mirë që u takuam përsëri me Avokatin e Popullit Naim Qelaj dhe duke dëgjuar vlerësimet e tij për zhvillimet e fundit”, ka thënë Hargreaves. /Klankosova.tv