Zhvillime interesante në episodin e ri të serialit “Doktori i Mrekullive” NULL NULL 24.02.2021 15:20 24.02.2021 15:20 Episodi i sotëm i serialit “Doktori i Mrekullive” starton me një ngjarje emocionuese. Nazel e kupton se babai i saj ende po pi alkool. Aliu merr forcën që t’i tregojë, por përballet me akuza se përse i ka dhënë para një të varuri nga alkooli. Operacioni për heqjen e tumorit nga truri i pacientit fillon, derisa gruaja e tij ende vazhdon ta ketë frikën se burri i saj do të ndryshojë pas operimit. Nazel qëndron bashkë me Aliun dhe vazhdimishit qan për të bëmat e babait të saj, ndër të tjera ajo kupton që edhe Gunesin babai i saj e ka mashtruar. Kur Nazel kupton se pothuajse të gjithë kolegët e saj kanë njohuri për babanë e saj, ajo thotë se ndihet e turpëruar. Përderisa Ali vazhdimisht ngushëllon Nazlen, ajo mendon t’ia bëjë babait të saj një befasi. Demir tensionohet shumë kur kupton se Doktor Adili nuk e ka ftuar të jetë pjesë e operacionit të tij të parë pas rikthimit në spital. Mjekët e spitalit, në bashkëpunim me policinë, gjejnë familjen biologjike të Zehras. Ferman kërkon kohë nga oficeri, sepse bëhet fjalë për një fëmijë shtatëvjeçar. Operacioni për heqjen e tumorit përfundon me sukses dhe kryemjeku Tanxhu e përgëzon Doktor Adilin. Zehra hidhërohet shumë, pasi prindërit e saj nuk do të mund të jenë pranë saj në këtë kohë, sepse policia i pret jashtë. Zehra emocionohet shumë për prindërit e saj duke i lutur që të mos shkojnë. Nëna biologjike vjen në spital dhe përballet me prindërit që e kanë rritur atë, pasi që ajo e ka rritur. I tregon gjërat që Zehra pëlqen dhe nuk pëlqen, gjithashtu edhe ato prej të cilave ajo ka frikë. Nëna biologjike e Zehras emocionohet tej mase dhe i falënderon të dy prindërit që e kanë rritur Zehran, por Zehra nuk e pranon atë mirë – ajo i thotë ‘ju nuk jeni nëna ime, nëna ime iku nga këtu’. Pacienti i operuar nga tumori zgjohet, por sjellja e tij e egër e shqetëson Dorukun. Madje, edhe djali i tij ka frikë që të shkojë ta vizitojë babanë, pasi që frikësohet se do t’i bërtasë si në të kaluarën. Nazel e vetmuar në dhomën e saj shikon fotografitë që i sjellin kujtime me babanë e saj. Ali bisedon me babanë e djaloshit të ri. Sefa i frikësuar mezi hyn në dhomën e të atit, por frikësohet shumë se ai do ta lëndojë përsëri si në të kaluarën. Kjo situatë e kthen në kohën e fëmijërisë Aliun të cilit i kujtohet se sa keq është sjellë babai i tij me të. Nazel e pret babanë e saj për ta befasuar se ajo di gjithçka rreth të bëmave të tij dhe se ende po konsumon alkool. Këto shtjellime dhe shumë të tjera interesante do t’i ndjekim së bashku në episodin më të ri të “Doktori i Mrekullive”, vetëm në ekranin e Klan Kosovës.